KUSHTET PËR PËRDORIMIN E APLIKACIONIT CELULAR A1-I IM

1. Informacione themelore për aplikacionin celular A1-i im

1.1 Aplikacioni celular A1-i im (në tekstin e mëposhtëm - Aplikacioni) është një vegël softuerike që mundëson kontrollimin përmes pajisjes së terminalit celular (telefon, tabletë) të të dhënave personale të parapaguesit, trafikun e realizuar, pasqyrë të faturave dhe kompensimet që nuk janë fakturuar për shërbimet e shfrytëzuara të ofruara nga A1 Maqedoni ShPK Shkup. (në tekstin e mëposhtëm A1 Maqedoni) si dhe aktivizimin dhe deaktivizimin e disa llojeve të shërbimeve për një linjë të caktuar të parapaguesit. Të dhënat në dispozicion përmes Aplikiacionit kanë karakter informativ dhe nuk paraqesin zëvendësim për faturën e rregullt mujore që i dërgohet Shfrytëzuesit.

1.2 Çdo aktivizim/deaktivizim i shërbimeve përmes Aplikacionit ndikon në shumën e faturës mujore të shfrytëzuesit në emër të të cilit është regjistruar linja përkatëse e parapaguesit. Çdo aktivizim/deaktivizim i shërbimeve do të konsiderohet i suksesshëm pasi të regjistroheni në sistemet e A1 Maqedoni. Për më shumë detaje, lexoni Nenin 4 më poshtë.

1.3 Aplikacioni është në dispozicion për përdorim nga të gjithë personat fizik dhe juridik që janë shfrytëzues të shërbimeve të telefonisë celulare përmes rrjetit komunikues celular publik të A1 Maqedonisë, të cilët:

  • kanë bërë instalimin e duhur të Aplikacionin dhe regjistrimin e të dhënave të veta të shfrytëzuesit përmes ueb-faqes zyrtare të A1 Maqedoni - www.A1.mk, ose përmes vetë aplikacionit, dhe
  • kanë internet shërbim aktiv (përmes rrjetit celular ose Wi-Fi).

1.4 Gjatë përdorimit të Aplikacionit jashtë vendit, internet trafiku i realizuar në roaming përmes rrjetit celular të një operatori të huaj tarifohet sipas modelit të zgjedhur tarifor.

1.5 Abuzimi i të dhënave personale të dikujt tjetër ose i emrit të shfrytëzuesit dhe fjalëkalimit të dikujt tjetër është i ndaluar dhe dënohet me Ligj.

1.6 Aplikacioni ofron mundësinë që shfrytëzuesit të paguajnë faturën ose të bëjnë rimbushje të kredisë me një kartelë kredie ose debiti kombëtare (Visa dhe MasterCard) të cilat kanë kod treshifror të sigurisë. Në atë rast, shfrytëzuesi do të drejtohet në të ashtuquajturin Payment gateway në qendrën e përpunimit Kasis ShA Shkup. Gjatë pagesës elektronike të faturave, A1 Maqedoni nuk ka qasje në të dhënat lidhur me kartelën tuaj të pagesës ose llogarinë bankare, pasi ato dërgohen direkt në Kasis ShA Shkup dhe bankë përmes një lidhjeje të sigurt. Informacioni i vetëm i dukshëm për ne është Emri dhe Mbiemri i kartës së pagesës, numri i faturës dhe shuma në të cilën është bërë transaksioni.

1.7 A1 Maqedoni mund të shfaq mesazhe reklamuese për shërbimet dhe produktet e saj brenda Aplikacionit që përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në mesazhe promotive, tekst, imazhe ose video ose një kombinim, qoftë direkt në aplikacion ose si link i jashtëm (për shembull: ueb faqja e A1 Maqedoni).

1.8 Për të përmirësuar funksionalitetet e Aplikacionit, A1 Maqedoni do të bëjë përditësime periodike në aplikacion me funksionalitete ose ndryshime të reja në funksionalitete të caktuara të aplikacionit. Për përditësimet e bëra në aplikacion A1 Maqedoni mund të dorëzojë njoftim në formë të push notifikacioneve, marrja e të cilave varet nga cilësimet Tuaja të shfrytëzuesit në aplikacion dhe/ose pajisjes terminale.

2. Shkarkimi dhe instalimi i Aplikacionit

2.1 Aplikacioni mund të shkarkohet falas përmes Google Play, Apple Store ose AppGallery marketit të aplikacioneve.

2.2 Aplikacioni funksionon vetëm me verzionet origjinale të sistemeve operative të shënuara më lart dhe A1 Maqedoni nuk mban përgjegjësi për jofunksionalitetin e saj të pjesërishëm ose të plotë për shkak të instalimit të versioneve shtesë të adaptuara të sistemeve operative.

2.3 Gjatë përdorimit të Aplikacionit, A1 Maqedoni mund të ruaj të dhëna të caktuara përmes kekëve (“cookies”) të cilat ruhen në pajisjen terminale të konsumatorit. Keku është informatë e inçizuar në pajsijen terminale të konsumatorit e cila përmbanë të dhëna për perferencat e konsumatorit dhe të vetë aplikacionit. Kjo mundëson që faqet e internetit dhe aplikacionet të prezantojnë informata të përshtatura sipas nevojave të konsumatorit, si dhe reklamimin e prodhimeve dhe shërbimeve të veta, për të cilat konsumatori mund të jetë i interesuar. Shfrytëzuesi gjithmonë mund të rregullojë në mënyrë të pavarur pranimin e cookies përmes cilësimeve në ueb kërkuesin e vet.

2.4 Në mënyrë plotësuese në Aplikacionin paraqiten të dhënat personale për shfrytëzuesin (përfshirë emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, numrin e llogarisë mujore, pakot e aktivuara etj), ku shfrytëzuesi mund t’u qaset të dhënave pas verifikimit dhe hyrjes në Aplikacionin.

2.5 Shfrytëzuesit që janë persona fizikë, kanë opsion të japin ose të tërheqin pëlqimin për marketing të drejtpërdrejtë dhe/ose profilim përmes Aplikacionit në cilëndo kohë. Me dhënien e pëlqimit për marketing të drejtpërdrejtë, Shfrytëzuesi bie dakord që A1 Makedonija ta informojë për promovimet, ofertat, shërbimet dhe pakot më të reja të shërbimeve të komunikimit duke dërguar SMS, MMS, email përmes Aplikacionit ose duke vendosur thirrje telefonike ndaj numrit të abonentit. Me dhënien e pëlqimit për profilim, Shfrytëzuesi bie dakord që A1 Makedonija t’i përpunojë të dhënat e tij personale përmes profilimit për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë me qëllim të fitojë pasqyrë të produkteve dhe shërbimeve që u përgjigjen nevojave dhe sjelljes së tyre, e që mund t’i sjellin përfitime plotësuese.

2.6 Gjatë instalimit fillestar të Aplikacionit, shfrytëzuesi ka të drejtë të zgjedhë nëse lejon ose jo Aplikacionin të ketëqasje në të dhënat e vendndodhjes së pajisjes terminale. Nëse Shfrytëzuesi lejon aplikacionin të hyjë në vendndodhjen e pajisjes terminale që e përdor, Aplikacioni do t'i sigurojë shfrytëzuesit informacionet e mëposhtme shtesë, me kusht që të jetë brenda territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore:

  • a) Në faqen kryesore të aplikacionit shfaqet një mesazh për shfrytëzuesin në lidhje me parashikimin e motit e marrë nga AccuWeather Intl. LLC për vendin ku ndodhet Shfrytëzuesi.
  • b) Mundësi për të parë pikat më të afërta të shitjes të A1 Maqedoni në lidhje me vendndodhjen e tij, që do të shfaqen në hartën dixhitale nga Google Maps.

3. Hyrja dhe qasja në Aplikacion

3.1 Pas hapjes së Aplikacionit, Shfrytëzuesi duhet të bëjë hyrje në njërën nga mënyrat e mëposhtme:

  • hyrje të drejtpërdrejtë përmes numrit celular të parapaguesit nëse shfrytëzuesi ka të lidhur rrjetin celular A1 Maqedoni dhe nuk ka vendosur proxy
  • duke futur një numër celular të parapaguesit që është regjistruar në rrjetin A1 Maqedoni, pas së cilës merr një mesazh SMS me një kod për hyrje në menynë e Aplikacionit
  • duke hyrë në një emër shfrytëzuesi dhe fjalëkalimparaprakisht të regjistruar (regjistrimi mund të bëhet përmes vetë Aplikacionit ose në ueb faqen zyrtare të www.A1.mk).

3.2 Pas hyrjes së suksesshme, Shfrytëzuesi hyn në menynë e Aplikacionit dhe mund të përdorë funksionalitetet e Aplikacionit që i kanë dispozicion.

3.3 A1 Maqedoni nuk mban përgjegjësi për çfarëdo gabime në hyrje, vonesa të mundshme gjatë transmetimit të të dhënave ose dëmeve gjatë përdorimit të një lidhje wireless Wi-Fi të pambrojtur.

3.4 Aplikacioni mundëson memorizimin e të dhënave të hyrjes (emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e regjistruar) përmes opcionit "Më mbaj mend". Në rast të tjetërsimit ose humbjes së pajisjes ose mospërdorimit të përhershëm, shfrytëzuesi duhet të ndryshojë vetëm fjalëkalimin e hyrjes dhe të anulojë memorizimin e të dhënave të hyrjes ose rivendosjen e Aplikacionit për të mbrojtur të dhënat e veta deri te të cilat mund të arrihet përmes Aplikacionit. Dalja nga aplikacioni përmes opcionit "Logout" gjithashtu përjashton edhe opcionin "Më mbaj mend".

3.5 Për mbrojtje kundër përdorimit të paautorizuar të Aplikacionit, shfrytëzuesi ka opcionin që të ndez mbrojtjen me gjurmë të gishtit (fingerprint) nëse kjo mundësi mbështetet nga pajisja e tij terminale. Nëse në Aplikacion është ndezur opcioni "Më mbaj mend" dhe shfrytëzuesi ndez mbrojtjen me gjurmë gishti, atëherë shfrytëzuesi i qaset aplikacionit me gjurmë gishti pa pasur nevojë të futë një fjalëkalim.

4. Shërbimet

4.1 Funksionalitetet e Aplikacionit në menynë "Pako" dhe "Lista e shërbimeve në dispozicion" ndryshojnë varësisht nga grupi dhe llojit i shfrytëzuesve, nga modeli tarfior ekzistues i Shfrytëzuesit si dhe nga privilegjet e mundësuara për profilin konkret të shfrytëzuesit (profili themelor, i avancuar dhe master).

4.2 Përmes Aplikacionit, shfrytëzuesi do të jetë në gjendje të aktivizojë ose deaktivizojë pako të caktuara dhe / ose shërbime shtesë. Para aktivizimit / blerjes së pakove dhe / ose shërbimeve shtesë, Shfrytëzuesi do të jetë në gjendje ta shohë çmimin e këtyre pakove ose shërbimeve shtesë dhe ta konfirmojë aktivizimin e tyre. Pas aktivizimit të suksesshëm, çmimi i pakos së zgjedhur ose shërbimit shtesë do t'i faturohet Shfrytëzuesit në faturën e ardhshme mujore (nëse është Postpejd shfrytëzues) ose do të pagohet menjëherë nga kredia ekzistuese (nëse është Pripejd shfrytëzues).

4.3. Me aktivizimin e pakove ose shërbimeve shtesë, shfrytëzuesi pranon kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe përdorimit të shërbimeve publike të komunikimit elektronik të cilat janë në dispozicion të publikut në faqen zyrtare të A1 Maqedoni - www.A1.mk.

4.4 Shfrytëzuesi do të ketë mundësi, përmes Aplikacionit, të shikojë listën e plotë të shërbimeve aktive të lidhura me Profilin e tij të Shfrytëzuesit në seksionin "Shërbime aktive". Çdo aktivizim / deaktivizim i shërbimit do të konsiderohet i suksesshëm kur shërbimi që është aktivizuar do të shfaqet në listën e Shërbimeve Aktive brenda Aplikacionit (d.m.th. kur shërbimi që është deaktivizuar do të fshihet nga lista e Shërbimeve Aktive). Deri në atë moment, aktivizimi/deaktivizimi i shërbimit nuk mund të konsiderohet i suksesshëm.

4.5 Shfrytëzuesi është i detyruar ta ruajë emrin e shfrytëzuesit dhe fjalëkalimin e tij, SIM kartelën e tij dhe pajisjen terminale celulare nga çdo lloj abuzimi eventual. Të gjitha harxhimet që mund të dalin nëse Shfrytëzuesi ia jep një personi tjetër emrin e shfrytëzuesit ose fjalëkalimin e tij të Aplikacionit ose në mënyrë tjetër i bën ato në dispozicion për përdorim nga palët e treta janë përgjegjësia e vetme e Shfrytëzuesit dhe do t’i faturohen në llogarinë e tij mujore.

4.6 Në rast të transferimit të brendshëm të linjës së parapaguesit nga një shfrytëzues në tjetrin brenda një kompanie - parapagues i shërbimeve të A1 Maqedoni, kompania është e detyruar menjëherë ta njoftojë A1 Maqedoni për të fshirë emrin e shfrytëzuesit aktual dhe fjalëkalimin për të parandaluar përdorimin e paautorizuar të të dhënave, ose aktivizimin/deaktivizimin e paautorizuar t[ shërbimeve përmes këtij Aplikacioni. Në rast se Kompania nuk e përmbush këtë detyrim, A1 Maqedonia nuk do të ketë përgjegjësi për çfardo keqpërdorim të paautorizuar të të dhënave.

5. Prona intelektuale

5.1 Ky Aplikacion është në pronësi ekskluzive të A1 Maqedoni ShPK Shkup. Çdo kopjim, shpërndarje, transmetim, botim, lidhje, lidhje e thelluar ose modifikim tjetër i këtij Aplikacioni është rreptësisht e ndaluar.

5.2 Shfrytëzuesi nuk mund të modifikojë, publikojë, transmetojë, marrë pjesë në transferimin ose shitjen, të përpunojë ose të adaptojë Aplikacionin, ose të bëjë shfrytëzimin komercial të tij, ose në çfarëdo mënyre ta përdorë këtë Aplikacion, në tërësi ose pjesërisht, përveç për qëllimet për të cilat është destinuar.

5.3 Shfrytëzuesi i fundit është përgjegjës për dëmin që mund të vijë nga shkelja e të drejtës së autorit, keqpërdorimit të markës tregtare dhe të drejtave të tjera të pronësisë intelektuale ose çfardo probleme që vijnë nga përdorimi i paautorizuar i këtij aplikacionin.

5.4 Çdo shkelje e këtyre kushteve, që mund të ketë si pasojë shkeljen e të drejtave të autorit, të drejtën e markës tregtare ose të drejtën e cilësdo formë të pronësisë intelektuale mund të sjell deri te nisja e procedurave civile ose tregtare dhe/ose ndjekje penale kundër shkelësit.

6. Dispozitat përfundimtare

6.1 Shfrytëzuesi konfirmon që ai është pronari i numrit të telefonit me të cilin është regjistruar në Aplikacion dhe që e përdor atë për të hyrë te të dhënat në dispozicion përmes tij, gjegjësisht se ai është një shfrytëzues i autorizuar i emrit të shfrytëzuesit dhe fjalëkalimit me të cilin është regjistruar për të përdorur Aplikacionin.

6.2 Duke pranuar këto Kushte të Përdorimit, Shfrytëzuesi pranon që aktivizimi ose deaktivizimi i pakove të caktuara dhe/ose shërbimeve shtesë përmes Aplikacionit kanë vlefshmëri të plotë ligjore dhe mund të rezultojnë me ndryshime në shumën e faturës së tij mujore për shërbimet e përdorura.

6.3 Për të gjitha rastet që nuk janë të rregulluara me këto Kushte të përdorimit, do të aplikohen Kushtet e përgjithshme për qasje dhe shfrytëzim të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike që janë të arritshme publikisht në ueb faqen zyrtare të A1 Makedonija - www.A1.mk, Politika e privatësisë e cila është e arritshme publikisht në ueb faqen zyrtare të A1 Makedonija - www.A1.mk, Deklarata për mbrojtjen e të dhënave personale që është e arritshme publikisht në ueb faqen zyrtare të A1 Makedonija - www.A1.mk, si dhe kushtet e veçanta të A1 Makedonija që i referohen Shfrytëzuesit, në bazë të kontratave të lidhura paraprakisht për shfrytëzimin e shërbimeve.

6.4 A1 Maqedoni e ruan të drejtën, tërësisht ose pjesërisht, të modifikojë këto Kushte të Përdorimit, përfshirë, por pa u kufizuar në përmbajtjen, kohën e disponueshmërisë, si dhe pajisjen e nevojshme për hyrje dhe përdorim të Aplikacionit. Shfrytëzuesit do të njoftohen për çdo ndryshim përmes ueb faqes zyrtare A1 Maqedoni - www.A1.mk ose në ndonjë mënyrë tjetër të duhur.

Këto kushte të përdorimi zbatohen nga 25.08.2014.

Licencat e përdorura të OpenSource:

   - Copyright 2011, 2012 Chris Banes
   - Copyright 2012 Simon Vig Therkildsen

 

Licensed under the Apache License, Version 2.0 (the "License"); you may not use this file except in compliance with the License. You may obtain a copy of the License at http://www.apache.org/licenses/LICENSE-2.0

Unless required by applicable law or agreed to in writing, software distributed under the License is distributed on an "AS IS" BASIS, WITHOUT WARRANTIES OR CONDITIONS OF ANY KIND, either express or implied. See the License for the specific language governing permissions and limitations under the License002E

 

Parashikimi i motit është marrë nga AccuWeather Intl. LLC

AccuWeather