Telefoni juaj celular nuk është vetëm telefon celular. Është alarmi juaj, fotoaparati ose klik deri te kënga juaj e preferuar dhe deri te taksi kur ju nevojitet. Në fakt, gjithçka ndodhet në të. Nëse thyhet, do të mbeteni pa "gjithçka". Me sigurimin e ekranit, jini të sigurt se telefoni juaj do të jetë si i ri, pavarësisht asaj si dhe ku ka ndodhur dëmi.
ekran
Rreth 80% e të gjitha dëmeve, kanë të bëjnë me dëmtimin e ekranit.
troshok
Kostoja mesatare për ndërrimin e ekranit është afërsisht 6.000 denarë.
shteta
Çdo i pesti person dëmton pajisjen e vet në vitin e parë.

Si të lidhni marrëveshje për Sigurimin e ekranit?

Sigurimin e ekranit mund ta aktivizoni menjëherë gjatë blerjes së pajisjes në çdo vend të shitjes të A1.

Ju nuk keni asnjë detyrim kontraktual për këtë shërbim, domethënë mund ta anuloni atë në çdo kohë.

Sigurimin e paguani në varësi të çmimit të pajisjes tuaj. Për pajisje deri në 19.999 den. çmimi për sigurimin e ekranit është 49 den./muaj, ndërsa për pajisjet mbi 20.000 den. çmimi është 199 den./muaj. Pagesa bëhet përmes llogarisë së A1.

Muajin e parë e merrni shërbimin falas.

Shërbimi i sigurimit të ekranit mund të aktivizohet brenda afatit kohor prej 30 ditëve pas blerjes së celularit të ri nga A1, me nënshkrim të një kontrate të re ose me rinovim të kontratës aktuale për 24-muaj me A1 Postpaid.

Po sikur të thyhet ekrani?

Dëmin e shkaktuar nga thyerja e ekranit duhet ta lajmëroni me telefonatë në Mbështetjen e Klientit për sigurim në numrin 0800 5 1111.

Ku duhet ta dërgoj pajisjen?

Pajisjen e siguruar dërgoni në vendin më të afërt të shitjes të A1.

Pajisja juaj do të riparohet nga duart e sigurta të shërbimit të autorizuar.

Pajisjen e riparuar do ta merrni nga vendi i shitjes ku e keni lënë.

Siguroni ekranin tuaj në disa hapa të thjeshtë

Çmimi mujor varet nga çmimi i shitjes me pakicë të pajisjes. Shuma varion nga 49 denarë në muaj për një ekran të pajisjes së siguruar, i cili paguhet paraprakisht për periudhën 30-ditore të sigurimit dhe llogaritet dhe tarifohet në llogarinë mujore të A1. Në faturën e parë mujore të A1 pas nënshkrimit të marrëveshjes për Sigurimin e ekranit do të paraqitet premia e periudhës së parë të sigurimit 30-ditor dhe premia për periudhën e dytë të sigurimit 30-ditor, për t'u siguruar që ekrani i pajisjes suaj të jetë i siguruar vazhdimisht. Në të gjitha faturat mujore të ardhshme të A1 do të llogaritet vetëm një premi.

Ju mund të lidhni kontratë sigurimi të ekranit (Polisë sigurimi) për çdo pajisje të re (telefon) nga oferta e A1. Polisa e sigurimit të ekranit është e vlefshme nga dita e lidhjes së kontratës për një periudhë maksimale prej 5 vjet. Polisa e sigurimit është e vlefshme për sa kohë që ju paguani në kohë faturat tuaja mujore A1. Telefonat të A1 janë të siguruar nga Kroacija Osiguruvanje në përputhje me Kushtet dhe karakteristikat e produktit të blerë përmes operatorit celular A1 Maqedoni DOOEL Shkup. Në varësi të sigurimit, ekrani i pajisjes do të riparohet ose zëvendësohet me një të ri, por nuk mund të bëhet kthimi i parave në vlerë të pajisjes. Kontrata e sigurimit fillon në datën dhe kohën e saktë siç është shënuar në kontratën e sigurimit (vërtetimi për sigurim). Klienti paguan pjesëmarrje në dëm për çdo defekt të raportuar të telefonit.Ju mund ta anuloni sigurimin e ekranit tuaj në çdo kohë duke dërguar një email në a1osiguruvanje@lamie-direct.com duke shënuar të dhënat e mëposhtme: numrin e polisës, numrin e telefonit, emrin, mbiemrin, adresën, llojin/emrin e pajisjes, IMEI të pajisjes.